Po qarkullon me shpejtësi në rrjet, por si qëndron e vërteta e letrës që Trump la për Joe Biden?

Nga Class 22 January 2021

Po qarkullon me shpejtësi në rrjet, por si qëndron e vërteta

Një fotografi e një letre që supozohej të ishte ajo që ish-Presidenti Donald Trump la për Presidentin e ri Joe Biden është shpërndarë mijëra herë në internet. Në letrën në foto shkruhet:

"Joe, ti e di që unë fitova".

Po qarkullon me shpejtësi në rrjet, por si qëndron e vërteta

Është e vërtetë që Trump la një letër për Biden, por sipas Reuters, kjo letër që po qarkullon në rrjet është false.

Trump mori pjesë në traditën presidenciale të lënies së një letre për pasardhësin, por përmbajtja nuk është zbuluar deri më tani. Presidenti Biden u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, ditën e inaugurimit të tij, se:

"Presidenti shkroi një letër shumë bujare. Por për shkak se ishte private, unë nuk do ta diskutoj derisa të flas me të [Trumpin]."

Ka edhe shenja që letra është krijuar duke përdorur softuer për redaktimin e imazheve. Vula presidenciale në letrën e falsifikuar nuk përputhet me ato që ndodhen në letrat e mëparshme të dërguara nga Shtëpia e Bardhë e Trump. Letrat nga Trump drejtuar Kim Jong Un të Koresë së Veriut në vitin 2018 dhe Presidentit turk Tayyip Erdogan në 2019-ën, kishin një kreshtë prej ari në krye të letrës. Letra e rreme që po qarkullon në rrjet ka një vulë me ngjyrë që përputhet me rezultatet e kërkimit në Wikipedia për “Vula e Presidentit të Shteteve të Bashkuara”.

Kjo letër false gjithashtu ka një adresë në fund, ndryshe nga letrat e mëparshme nga ish-presidenti.

Si rrjedhojë, Reuters vërteton se kjo letër ka mospërputhje të shumta të stilit krahasuar me letrat e mëparshme të dërguara nga Shtëpia e Bardhë e Trump.

Po qarkullon me shpejtësi në rrjet, por si qëndron e vërteta

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon