Pas shifrave alarmante të infektimeve ditore, Komiteti Teksnik i Ekspertëve pritet që të mblidhet të mërkurën, 10 shkurt 2021, për të vendosur masa të reja shtrënguese, në mënyrë që të ulë rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Burime nga Top Channel kanë mësuar se efektivë të policisë kanë njoftuar baret që të marrin masa për mbyllje, duke nisur që nga ora 20:00, e ditës së mërkurë.

Lajmin e konfirmon edhe kreu i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj, se është dhënë një urdhër verbal, që nga nesër baret mbyllen në orën 20:00.

Në këtë situatë të përkeqësuar, Komiteti i Ekspertëve mblidhet nesër për të zyrtarizuar masa shtesë. Me gjasë, vendimi do të jetë për forcim të masave kufizuese, për shkak të numrit të lartë të infektimeve ditore.

Mbetet për t’u parë nëse orari i ndalim qarkullimit mund të nisë nga ora 21:00, 20:00 apo 18:00 dhe baret mund të detyrohen të funksionojnë vetëm në ambiente të hapura.

Masat e tjera ndaluese janë mbyllja e disa shërbimeve, kryesisht bareve në hapësirat e tyre të brendshme.

Në mbështetje të masave kufizuese sot është shprehur edhe Akademia e Shkencave. Drejtuesi i saj, Skënder Gjinushi, bëri kërkesën: Vdekshmëria te ne nga dhjetori në 1%, kurba e përhapjes ka formën e një vargmali me 2 maja, në nëntor. Në të gjitha vendet ka nisur zbritja, ne sot ndodhemi ende në majë dhe presim fillimin e uljes nga vala e dytë.  Kjo, sepse zbatohen masa më të buta se në Evropë. Për të përshpejtuar uljen duhet të përforcojmë kufizimet për së paku një fazë 2-javore. Përballimi në pandemi në sa më pak dëme në ekonomi”,- tha Gjinushi.