Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur Andon Qesari

Nga Class 13 February 2021

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur Andon Qesari

Është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm, aktori dhe regjisori i mirënjohur Andon Qesari. Aktori ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare pas një beteje të gjatë me një sëmundje, të cilën fatkeqësisht nuk e ka mposhtur dot.

Lajmin e hidhur e ka bërë publik i biri i aktorit, Edon Qesari, i cili tregoi se vitin e fundit gjendja shëndetësore e të atit ishte rënduar shumë.

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur Andon Qesari

Andon Qesari, lindi në Qeparo më 27 qershor të vitit 1942 dhe ka luajtur në shumë filma e vepra teatrale ndër vite. Ndër rolet më të njohura mund të përmendim Besnikun në “Shënomëni dhe mua”, Fenin në “Furnalta”. Realizoi më vonë Vurmi “Intrigë dhe dashuri”, Qamil Beu “Epoka para gjyqit”, Aleksi “Doktori pacient”, Luixhi “Tragjedia e Deas”, Zeusi “Prometeu”, At Kormili “Monserati”, Kryetari “Vizita e damës plakë”, Ksanthi “Ezopi”, Komisari “Opertunesku”, Kapuleti “Romeo e Zhulieta”, Berlingu “Vizita e inspektorit”, Konti “Fernando Krafi më ka shkruar një letër”, etj.

Ka interpretuar edhe në disa filma artistikë. Qesari ka qënë i suksesshëm edhe si regjisor në: “Karnavalet e Korçës”, “Pallati 176”, “Nën dritat e skenës”, “Në jetë”, “Valsi i Titanikut”, etj. Është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon