Një 17-vjeçar dhe një 28-vjeçare ndërrojnë jetë për shkak të Covid-19

Nga Class• 22 February 2021

Një 17-vjeçar dhe një 28-vjeçare ndërrojnë

Një 17-vjeçar nga Elbasani, i shtruar prej një jave te spitali Shefqet Ndroqi (Covid 2), ka ndërruar jetë ditën e sotme për shkak të koronavirusit. I mituri ka qenë i shtruar së bashku me nënën dhe babanë e tij, ky i fundit në gjendje të rënduar, ndërsa e ëma ka lënë spitalin para disa ditësh. Gjendja e djalit u rëndua në 24 orët e fundit, pasi ishin të prekura 100% mushkëritë. Mësohet se ai ka qenë i intubuar dhe me temperaturë shumë të lartë.

Betejën me Covid-19 e ka humbur edhe një 28-vjeçare, po nga Elbasani. Sipas informacioneve të deritanishme e reja ishte shtatzënë dhe nuk vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese. Ajo ka ndërruar jetë menjëherë pasi ka sjellë në jetë foshnjën e saj në muajin e shtatë të shtatzënisë. (përditësuar)

Pritet një reagim nga Ministria e Shëndetësisë për detaje mbi ngjarjet e ndodhura ditën e sotme.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon