Dy studime izraelite japin lajme të mira për efektet e vaksinës Pfizer BioNTech

Nga Class• 22 February 2021

Dy studime izraelite japin lajme të mira për efektet e vaksinës

Dy studime izraelite kanë zbuluar se vaksina e Pfizer zvogëlon shumë transmetimin e koronavirusit, duke hedhur dritë mbi një nga pyetjet më të mëdha të përpjekjes globale për të shuar pandeminë.

Analiza e të dhënave të një studimi nga Ministria Izraelite e Shëndetësisë dhe Pfizer Inc zbuloi se vaksina Pfizer BioNTech zvogëlon infeksionin, në raste asimptomatike, me 89.4% dhe në raste simptomatike me 93.7%.

Sipas Reuters, Pfizer nuk pranoi të komentojë dhe Ministria Izraelite e Shëndetësisë nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Nevojiten më shumë kërkime për të nxjerrë një përfundim, por këto studime janë ndër të parat që sugjerojnë se një vaksinë mund të ndalojë përhapjen e koronavirusit të ri dhe jo vetëm të parandalojë që njerëzit të sëmuren.

Michal Linial, një profesor i biologjisë molekulare dhe bioinformatikës në Universitetin Hebraik të Jeruzalemit, tha se gjetjet ishin një hap i madh drejt përgjigjjes së një prej pyetjeve më të rëndësishme në luftën ndaj pandemisë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon