Netflix rikthen serialin e famshëm ‘Rebelde’, dalin detajet e para të sezonit të ri

Nga Class 4 March 2021

Netflix rikthen serialin e famshëm ‘Rebelde’, dalin detajet e

Rebelde po kthehet në ekranin e vogël me një rikrijim në Netflix të planifikuar për vitin 2022.

Seriali i famshëm i fillimit të viteve 2000, me protagonistë Anahi, Dulce Maria, Maite Perroni, Christopher von Unckermann, Christian Chavez dhe Alfonso Herrera, rikthehet, por kësaj radhe me një kast të ri. Siç është bërë e ditur deri tani, pjesë e këtij kasti do të jenë aktorët: Azul Guaita, Lizeth Selene, Sergio Mayer Mori, Andrea Chaparro, Franco Masini, Giovanna Grigio, Jerónimo Cantillo dhe Alejandro Puente.

Netflix rikthen serialin e famshëm ‘Rebelde’, dalin detajet e

“Rebelde po kthehet! Në vitin 2022, kthehuni tek Elite Way School pasi një brez i ri studentësh shpresojnë të fitojnë Betejën e Bandave," njoftoi Netflix në Twitter.

I vendosur në shkollën prestigjioze private me konvikt, Elite Way School, Rebelde tregon historinë e gjashtë studentëve të shkollës së mesme që formojnë një bandë. Seriali fillimisht u transmetua në Canal de las Estrellas në vitin 2004 dhe më vonë u transmetua në Univision nga marsi i 2005-ës deri në dhjetor të vitit 2006. Seriali fiksoi edhe adoleshentët dhe të rinjtë shqiptarë në vitin 2008, kur theu edhe rekorde shikueshmërie.

Netflix rikthen serialin e famshëm ‘Rebelde’, dalin detajet e

Aktorët origjinal më vonë formuan grupin muzikor RBD - i njohur për hite të tilla si "Salvame", "Este Corazon" dhe, së fundmi, "Siempre He Estado Aqui" - i cili fitoi sukses masiv nga viti 2004 deri në shpërbërjen e tyre në 2009-ën.

Netflix rikthen serialin e famshëm ‘Rebelde’, dalin detajet e

Tani është koha e aktorëve të rinj të fiksojnë publikun. Jeni kuriozë për Rebelde 2022, për momentin mundeni vetëm t'i hidhini një sy teaser-it më poshtë:

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon