Pasi e mohoi për javë të tëra, Amazon pranon se punonjësit detyrohen të urinojnë në shishe

Nga Class• 5 April 2021

Pasi e mohoi për javë të tëra, Amazon pranon se

Pak ditë më parë, një deputet nga Partia Demokratike e SHBA-ve, Mark Pocan, akuzoi Amazon, se i detyronte shoferët të urinonin në shishe, për shkak të mungesës së kohës për të shkuar në tualet. Disa persona në një forum në Reddit e konfirmuan këtë gjë gjithashtu.

"Pagesa e punonjësve me 15 dollarë në orë nuk do të thotë se është një vend pune i jashtëzakonshëm, veçanërisht nëse i detyron të urinojnë në shishe plastike", kishte shkruar ai.

Pasi e mohoi për javë të tëra, Amazon pranon se

Ndërsa më në fund erdhi një reagim edhe nga Amazon. Pasi hodhi poshtë ashpër pretendimet e Pocan për javë të tëra, kompania më në fund pranoi përgjegjësinë e saj, duke theksuar se mohimi ishte "një autogol".

"Ne e dimë që ndonjëherë shoferët tanë mund të kenë probleme në gjetjen e tualetit për shkak të trafikut ose ndonjëherë sepse ecin në rrugë në zonat rurale, dhe kjo veçanërisht në periudhën e pandemisë kur shumë tualete publike u mbyllën”, pranoi Amazon në një shënim të postuar në blog.

Një përgjigje shumë e ndryshme nga reagimi i parë ndaj tweet-it të Pocan, në të cilën Amazon kishte ironizuar:

"A mendoni vërtet se ata urinojnë në shishe? Nëse do të ishte kështu, askush nuk do të punonte për ne."

Epo, herët ose vonë e vërteta del në shesh.

Pasi e mohoi për javë të tëra, Amazon pranon se

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon