Anëtarët e Familjes Mbretërore nuk do të veshin uniforma ushtarake në funeralin e Princ Philip

Nga Class 15 April 2021

Anëtarët e Familjes Mbretërore nuk do të veshin uniforma

Askush nga anëtarët e familjes mbretërore nuk do të veshë uniformën tradicionale ushtarake, në varrimin e Princit Philip në Castle Windsor këtë fundjavë.

Ndërsa është zakon për ata që mbajnë gradë ushtarake - të tilla si Princi Charles, Princi William, Princesha Anne dhe Princi Edward - të veshin uniformat e tyre në raste shtetërore, ata tani do të marrin pjesë në funeral me veshjen e zisë, sipas ITV dhe Daily Mail.

Lajmi vjen ndërsa vërshojnë pyetjet në lidhje me atë që Princi Harry,(i cili humbi titujt e tij të nderuar ushtarakë, si dhe bashkë me Meghan, hoqën dorë nga detyrat e tyre si anëtarë të vjetër të familjes mbretërore), do të vishte në shërbim.

Anëtarët e Familjes Mbretërore nuk do të veshin uniforma

Harry, i cili shërbeu në Ushtrinë Britanike për një dekadë, humbi tre titujt e tij të nderuar ushtarakë. (Kapiteni i Përgjithshëm i Marinsave Mbretërore, Komandanti Nderi i Ajrit i RAF Honington dhe Komandori i Përgjithshëm,  Komanda Mbretërore Detare).

Të dielën, Harry u kthye në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë në më shumë se një vit, për të marrë pjesë në varrimin e gjyshit të tij Princ philip të shtunën.

Meghan - e cila është në pritje të fëmijës së tyre të dytë, një vajze - nuk e shoqëroi partnerin e saj. "Ajo është këshilluar nga mjeku i saj të mos udhëtojë", tha një zëdhënës mbretëror.

Ceremonia e së shtunës do të transmetohet për disa orë live, të paktën nga BBC dhe ITV dhe pritet të thyejë audiencën.

Rekordin deri tani e mban dalja e Kryeministrit Boris Johnson, në 4 janar, kur njofton izolimin e ri, me 25,1 milionë shikues.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon