Nuk po ndiheni mirë sot?! Ky veprim e përmirëson humorin tuaj si me magji

Nga Class• 5 May 2021

Nuk po ndiheni mirë sot?! Ky veprim e përmirëson humorin tuaj si

Studimet tregojnë se rreth 75% e emocioneve tona ndikohen nga aroma. Kështu aroma ndikon në mënyrë të menjëhershme në humorin tonë. Prandaj nëse nuk jeni në humor, mjafton të nuhasni parfumin tuaj të preferuar. Ajo që ndodh realisht është diçka e tillë: Kur nuhasim një aromë, ajo stimulon sistemin limfatik, qendrën e kontrollit emocional të trurit, ku frika, emocioni dhe gëzimi kanë origjinën.

“Kur lidhesh me një aromë, sepse të kujton një periudhë që ke qenë e lumtur, truri çliron skorotoninën, që është përgjegjëse për përmirësimin e humorit”, -thotë Profesor Tim Jacob, neurolog nga Cardiff University.

“Sistemi limfatik kontrollon edhe rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe sistemin nervor, kështu që disa aroma të caktuara kanë gjithashtu edhe efekt fizik.”

Nuk po ndiheni mirë sot?! Ky veprim e përmirëson humorin tuaj si

Nëse nuhasni parfumin tuaj të preferuar, ai ju ndikon menjëherë në humor duke rritur ndjesinë e kënaqësisë, nivelin e energjisë dhe duke reduktuar stresin. Mbajeni gjithmonë shishen e parfumit me vete dhe mjafton ta nuhasni sa herë s'jeni në humor.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon