Gati për të nisur plazhin? Si do të jetë moti në fundjavë

Nga Class 7 May 2021

Gati për të nisur plazhin? Si do të jetë moti në

Duket se kjo fundjavë do të jetë favorizuese për të gjithë ata që kanë menduar të nisin sezonin e plazhit. Pas një prilli të lagësht dhe të ftohtë, ditët e para të muajit maj kanë sjellë temperatura tipike për stinën dhe të përshtatshme për t'i kaluar në breg.

Kështu, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti i kthjellët pritet të dominojnë në pjesën me të madhe të territorit, vranësirat parashikohen të pakta e kalimtare, të përqëndruara përgjatë relieveve malore, kryesisht ditën e shtunë.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12-15m/sek.

Valëzimi në det shënon forcën 2-3 ballë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon