Panackes janë të preferuara nga të gjithë dhe jo vetëm për vaktin e mëngjesit. Petullat e ëmbla që duken dhe aq bukur për një foto në Instagram nuk janë aq të vështira sa e kishit menduar për t’u përgatitur. Recetën e shpjegon me detaje Mirela Andoni, e cila si përbërës special ka zgjedhur boronicat.
Përbërësit që ju duhen:
• 2 vezë
• 200ml qumësht
• 300 g miell që fryhet vetë
• 50g gjalpë i tretur
• 50 g sheqer
• Boronica
• 1 bustinë vanilje
• Pak kripë
Mënyra e përgatitjes:
Përzieni vezët, sheqerin, qumështin dhe gjalpin në blender. Shtoni miellin edhe pak kripë, në fund boronicat. I skuqni në tigan të lyer me pak gjalpë. Po, kaq e thjeshtë!
Për t’i shijuar mund t'i shoqëroni me pak gjalpë, mjaltë dhe qumësht.
Ju bëftë mirë!
View this post on Instagram