Shtyrje të orës policore dhe heqje të maskës jashtë? Çfarë do të vendosë Komiteti i Ekspertëve

“Do propozoj, shtyrje të orës policore në 24:00 dhe heqje të maskës jashtë”

Nga Class 11 May 2021

Shtyrje të orës policore dhe heqje të maskës jashtë?

Një nga anëtarët e Komitetit Teknik të Ekspertëve për Covid-19, është i mendimit që ka ardhur koha që ora policore të shtyhet dhe maska të mos jetë me detyrim në mjediset e jashtme. Në një intervistë për Tv Klan, Alban Ylli, thotë se situata e pandemisë është e qëndrueshme ndaj masat duhen lehtësuar.

Prej më shumë se një jave, Shqipëria ndodhet në zonën e riskut të ulët dhe në këtë e matim me disa indikatorë, të cilët janë duke u bërë më të fortë, si nga numri i rasteve ditore, pozitiviteti i testimeve, shtrimet në spital dhe numri i vdekjeve. Shpresoj në mbledhjen e kësaj radhe të kemi gradualisht lirimin e një a dy masave. Unë personalisht do propozoj një zgjatje të orës policore deri në mesnatë dhe ndoshta një ndërrim të detyrimit për maskat në rekomandim, në mjedise të hapura”.

Shtyrje të orës policore dhe heqje të maskës jashtë?

Ylli sqaron se lirimi i masave nuk do të thotë se pandemisë i erdhi fundi.

Në opinionin tim, Covid si krizë globale do mbyllet brenda këtij viti, por si një problem i shëndetit publik do vazhdojë gjatë, do të na duhet të vaksinojmë shumë për të qenë të sigurt se nuk do kemi problem”.

Aktualisht, që prej nisjes së pandemisë janë infektuar me Covid-19 mbi 131 mijë persona, ndërsa janë kryer mbi 600 mijë vaksinime.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon