KMSH njofton besimtarët myslimanë: Ku do të falet Fitër Bajrami në Tiranë

Komuniteti Mysliman: Do të respektojmë masat antiCovid

Nga Class• 12 May 2021

KMSH njofton besimtarët myslimanë: Ku do të falet Fitër

Në përfundim të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë ditën e Fitër Bajramit.

Edhe pse në kushtet e pandemisë, besimtarët myslimanë shqiptarë do të falin Bajramin në sheshin “Skënderbej”, mëngjesin e së enjtes. Ndryshe nga një vit më parë, ku falja u bë vetëm në grupime të vogla brenda xhamive.

Edhe pse masat antiCovid e ndalojnë grumbullimin e më shumë se 10 personave, besimtarët myslimanë në kryeqytet do të ketë mundësi të mblidhen në sheshin “Skënderbej” për të falur Bajramin në orën 6.10 të mëngjesit.

Burime zyrtare pranë Komunitetit Mysliman, bënë me dije se tashmë është marrë një leje e posaçme për të lejuar grumbullimin e tyre në shesh.

Besimtarët do të jenë në distanca të largëta mes tyre për të ruajtur kështu dhe respektimin e masave antiCovid.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon