Arsyet pse personazheve të Disney u mungojnë nënat e tyre

Nga Class 15 May 2021

Arsyet pse personazheve të Disney u mungojnë nënat e tyre

Megjithëse filmat e animuar të Disney janë shumë të dashur për audiencën, me historitë e tyre të bukura dhe tërheqëse, është e lehtë të vëresh se në shumicën e tyre mungon figura e mëmësisë. Kjo mund të na ketë bërë shpesh të pyesim pse mungon një person kaq i rëndësishëm.

Këtu do të gjeni arsyet pse këto personazhe nuk shoqërohen nga nënat e tyre dhe çfarë ndikimi ka kjo në gjithë historinë.

Tregimet kanë të bëjnë me rritjen

Bambi, Hirushja, E Bukura dhe Bisha, Rapanzëll etj, ose nuk i kanë ose i humbin nënat e tyre që në fillim të historisë. Për shkak të kësaj, personazhet rriten nga baballarët e tyre. Nëse mendoni se kjo është vetëm një rastësi, nuk është kështu. Këto personazhe vendosen qëllimisht në situata të vështira konstante dhe ekziston një arsye pse.

Përgjigja vjen nga prodhuesi ekzekutiv Don Hahn. Ai deklaron se filmat e Disney kanë të bëjnë me rritjen. Hahn thotë: “Një arsye është praktike, sepse filmat janë të gjatë 80 ose 90 minuta, si dhe janë rreth rritjes. Ata kanë të bëjnë me ato ditë të jetës tënde kur duhet të pranosh përgjegjësinë.”

Arsyet pse personazheve të Disney u mungojnë nënat e tyre

Hahn gjithashtu ka një tjetër shpjegim tjetër pse personazheve të Disney u mungojnë nënat e tyre. Në këtë rast, është një teori e lidhur me krijuesin, Walt Disney. Ai pasi bleu një shtëpi për prindërit e tij në vitet 1940, humbi nënën e tij në një aksident tragjik. Hahn shprehet se, kjo mund të jetë një arsye pse personazhet gjithashtu e kanë nënën e tyre të zhdukur.

Arsyet pse personazheve të Disney u mungojnë nënat e tyre

Duke marrë parasysh që një figurë e nënës do të thotë siguri dhe kujdes, tani bëhet e qartë pse personazhet në filmat Disney rrallë kanë nëna. Duke mos i pasur pranë, protagonistët detyrohen të rriten me shpejtësi, të marrin vendime dhe ... të shkruajnë historitë e tyre. Ndoshta kjo është arsyeja pse filmat Disney janë kaq të veçantë, në fund të fundit!

Arsyet pse personazheve të Disney u mungojnë nënat e tyre

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon