Në trailer-in e ri që sapo është prezantuar për dokumentarin e Princit Harry dhe Oprah Winfrey, “The Me You Can Not See”, bie në sy edhe buzëqeshja e Meghan Markle dhe stili i saj unik në veshje. Ndonëse Meghan duket vetëm pak sekonda në videon prezantuese, është fare e thjeshtë të vihet re se edhe në shtëpi, ajo duket e relaksuar dhe e kuruar.
Këtë herë, veshja bardhë e zi ka rënë në sy të të gjithëve, por më shumë se kombinimi klasik ka tërhequr vëmendjen bluza e bardhë me shënimin "Raising the Future".
Marka e njohur britanike “Mère Soeur” ka qenë zgjedhja praktike e Markle, me një çmim çuditërisht fare të lirë, vetëm 38 dollarë.
“Mère Soeur” është e njohur për prodhimin e këmishave, bluzave sportive, çantave dhe aksesorëve të tjerë për nëna dhe foshnja.
Bluza e Meghan "Raising the Future" është prej pambuku dhe një prej veshjeve më të kërkuara për nënat, me të gjitha përmasat, S deri në 3XL.
View this post on Instagram
Bashkë me koleksionin e ri të “Mère Soeur”, bluza e Meghan dhe mesazhi i saj (duke rritur të ardhmen) dërgon një sinjal pozitiv tek të gjithë prindërit.
Të gjithë ia njohin Meghan dëshirën për të ndarë mesazhe pozitive në mbështetje të grave dhe vajzave në të gjithë botën. Duket edhe si një mënyrë për të nderuar të dashurit, ndaj edhe ka zgjedhur të vishet si Princesha Diana në raste të shumta.