Irina dhe Kanye janë bashkë? Si ndihet Kim Kardashian për këtë

Nga Class• 26 May 2021

Irina dhe Kanye janë bashkë? Si ndihet Kim Kardashian për

Përflitet se Kanye West – pak kohë pas ndarjes nga Kim Kardashian - po del në mënyrë sekrete me Irina Shayk – modelen dhe ish-in e Bradley Cooper. Normalisht, ende asgjë nuk është konfirmuar nga ata, por spekulimet, e nxitura nga llogaria anonime e Instagramit, DeuxMoi, po përhapen në të gjitha mediat. Ndërsa ende nuk ka ndonjë konfirmim, dimë të themi se Kanye dhe Irina nuk janë të panjohur për njëri-tjetrin.

Irina dhe Kanye janë bashkë? Si ndihet Kim Kardashian për

Në vitin 2010, Kanye West publikoi videoklipin e këngës së tij Power. Në videoklip ai shfaqej i rrethuar nga gra të bukura. Dhe cilat ishin këto gra? Jessica white, Diandra Forrest dhe… Irina Shayk.

Gjithashtu në vitin 2010, Kanye publikoi Calvin Klein Denim Flow. Teksti përfshinte një përmbledhje të grave të bukura, të cilat do të donte t’i njihte. Në tekst thuhej: ‘Dua të shoh Irina Shayk pranë Doutzen’.

Më 26 prill, Irina u pa në Nju Jork e veshur me një bluzë me reperin e ndjerë DMX të stampuar. Veshja është një bashkëpunim i Kanye-s dhe Balenciaga-s.

Irina dhe Kanye janë bashkë? Si ndihet Kim Kardashian për

Ndërsa së fundmi, një burim tha për The Sun se Kim nuk i beson thashethemet për Irina-n dhe Kanye-n. Për të, kjo është diçka që bëhet për të tërhequr vëmendje.

“Ajo nuk është shqetësuar aspak për këtë. Askush pranë saj nuk e beson diçka të tillë. Por edhe nëse është e vërtetë, dyshoj se ajo do të mërzitet në këtë pikë,” –tha burimi.

Irina dhe Kanye janë bashkë? Si ndihet Kim Kardashian për

Thonë se ku ka zë, s’është pa gjë… Mirëpo duhet të presim nëse dikush do të reagojë për ta konfirmuar apo hedhur poshtë lajmin.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon