4 fakte interesante që do ju bindin të zgjidhni koktejin gjatë mbrëmjeve jashtë

Nga Class• 6 June 2021

4 fakte interesante që do ju bindin të zgjidhni koktejin gjatë

Nëse do të dilni një mbrëmje me miqtë tuaj do të ishte mirë që në vend të shumë pijeve alkoolike të zgjidhnit koktejin. Përveçse mund t'ju japë kënaqësinë e shijes që preferoni, do të keni dhe disa përfitime për shëndetin. Nëse po çuditeni me faktin se si një pije alkoolike mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin tuaj, hidhuni një sy fakteve të mëposhtme.

Na duhet të përmendim se vitamina C është më e nevojshme në këtë periudhë.

Garniturat që mund të gjejmë në baret e koktejleve tani janë të pafundme, por limoni dhe agrumet e tjera që sjellin vitaminën C, mund t’i kemi në shumë kombinime. Mund të themi se shumica e bareve përdorin lëngje të gatshme, prandaj duhet të përpiqeni të konsumoni pije në vende ku përdoret mënyra origjinale e të bërit koktej.

Shija që ju zgjidhni për kokteil mund të ketë në përbërjen e saj disa elementë që kanë vlera për shendetin tuaj.

Një përbërës që përdoret shumë kohët e fundit është xhenxhefili i cili ka veti antiflamatore, antivirale, antiseptike, pra është një mrekulli për shëndetin tuaj. Gjithashtu është burim i vitaminave A, C, E dhe B.

4 fakte interesante që do ju bindin të zgjidhni koktejin gjatë

Për vlera ushqyese numrin një duhet ta mbajë 'Gin', i cili ka një përbërje bimore.

Bërë me manaferrat e dëllinjës, rozmarinë, lëvozhgën e agrumeve dhe përbërës të tjerë që kanë përfitime shëruese. Manaferrat e dëllinjës ndihmojnë për të luftuar infeksionin dhe janë plot antioksidantë. Pra, ngrini një gotë ‘Gin’ nëse doni të ndiheni më në formë, por pa e tepruar.

4 fakte interesante që do ju bindin të zgjidhni koktejin gjatë

“Bitteri”, i cili mban rolin hidhërues në një koktej është një përbërës thelbësor.

Gjithashtu, dhe për këtë pretendohet se ka veti rikuperuese. Mund të jetë ilaç për lemzën ose mund të përdoret dhe kur stomakun e ndjeni të rëndë.

Thjesht duhet ta zgjidhni me mençuri dhe koktejli mund të jetë i mbushur me përfitime shëndetësore.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon