Familja mbretërore u ka dërguar publikisht urimet Princit Harry dhe Meghan Markle për lindjen e fëmijës së dytë të çiftit, Lilibet Diana. Një zëdhënës i Pallatit Buckingham publikoi një deklaratë dje, duke shprehur lumturinë e familjes, shkruar në emër të Mbretëreshës Elizabeth II, Princit Charles dhe Camilla-s, si dhe Princit William dhe Kate Middleton.
"Mbretëresha, Princi i Uellsit dhe Dukesha e Cornwall dhe Duka e Dukesha e Kembrixhit janë informuar dhe janë të lumtur me lajmin e lindjes së një vajze për Dukën dhe Dukeshën e Sussex," tha zëdhënësi.
View this post on Instagram
William dhe Kate më pas publikuan në Twitter një mesazh urimi duke shkruar:
“Të gjithë jemi të kënaqur nga lajmi i lumtur për ardhjen e vogëlushes Lili. Urime Harry, Meghan dhe Archie.”
View this post on Instagram
Marrëdhënia e Meghan dhe Harry-t me familjen mbretërore ka qenë shumë e diskutuar në media, pas intervistës së bujshme me Oprah Winfrey, ku ata ngritën pretendime për racizëm dhe bënë deklarata aspak të këndhsme për famijen.
Por pasi vogëlushja Lilibet mbërriti të premten, thuhet se Harry dhe Meghan menjëherë telefonuan Mbretëreshën, Princin Charles dhe William-in për t'i informuar rreth lajmit. Çifti gjithashtu bëri një lëvizje të qartë për të forcuar lidhjet familjare duke zgjedhur emrin Lilibet, i cili është nofka e familjes për Mbretëreshën. Emri i mesëm i Lilibet, Diana, është në nder të nënës së ndjerë të Harry-t dhe William-it, Princeshës Diana, e cila vdiq në vitin 1997.