Kim Kardashian na la pa fjalë me urimin që i bëri Kanye-s për ditëlindje

Nga Class• 9 June 2021

Kim Kardashian na la pa fjalë me urimin që i bëri Kanye-s

Kim Kardashian dhe Kanye West mund të jenë duke u divorcuar, por me sa duket dashuria dhe respekti ka mbetur ende mes tyre.

Me rastin e ditëlindjes së ish-bashkëshortit të saj, Kim postoi një foto të të dyve dhe tre fëmijëve të tyre në llogarinë e saj në Instagram dhe jo vetëm kaq, por fjalët që ajo shkroi nuk i priste askush.

"Urime ditëlindjen, të dua përjetë", shkruhej në mbishkrim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian)

Edhe Khloe e ka uruar ish-kunatin me një foto të tij dhe Kim, së bashku me Khloe-n dhe Tristan.

“Gëzuar ditëlindjen vëllait tim përjetë! Uroj të kesh ditëlindjen më të mirë Ye! Të dërgoj dashuri dhe bekime të pafundme”, -shkroi motra e Kim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Khloe? Kardashian (@khloekardashian)

Çifti u martua në një ceremoni ëndrrash në Itali, në vitin 2014, dhe janë prindër të katër fëmijëve: vajzës North, e cila lindi në 2013-ën, djalit Saint, vajzës Chicago dhe djalit Psalm, i cili erdhi në jetë në 2019-ën.

Kim Kardashian na la pa fjalë me urimin që i bëri Kanye-s

Kardashian dhe West thuhet se kanë jetuar të ndarë prej disa kohësh. Në shkurt, Kim njoftoi se kishte bërë kërkesë për divorc, duke përmendur si arsye “dallimet e papajtueshme”.

Kim Kardashian na la pa fjalë me urimin që i bëri Kanye-s

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon