19-vjeçari e përplasi me makinë në trotuar, e reja humbet njërën këmbë

Nga Class• 11 June 2021

19-vjeçari e përplasi me makinë në trotuar, e reja humbet

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e djeshme në rrugën “Xhanfizo Keko” në Tiranë. Një automjet i drejtuar nga 19-vjeçari i identifikuar si Jehon Brecani, humbi kontrollin e mjetit dhe përplasi një 24-vjeçare, e cila po ecte në trotuar.

Sipas informacioneve, e reja është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa ka humbur dhe njërën këmbë për shkak të përplasjes së fortë. Aktualisht ajo po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Ndërkohë, 19-vjeçari është shoqëruar nga policia dhe po merret në pyetje lidhur me rrethanat e aksidentit.

Gjithashtu mësohet se i arrestuari Jehon Breçani është djali i ish-drejtorit të Policisë, Erzen Breçanit.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon