Një ditë pas provimit të matematikës, maturantët e kryeqytetit protestuan para Ministrisë së Arsimit duke bllokuar edhe qarkullimin në rrugën e Durrësit.

Ata pretendojnë se teza ishte shumë e vështirë dhe se nuk kishin asnjë tolerancë pavarësisht situatës së pazakontë të mësimit online.

Edhe maturantët e shkollave të Durrësit u mblodhën përpara Drejtorisë Rajonale Parauniversitare dhe marshuan më pas në të gjithë qytetin, pasi pretendojnë se testi i matematikës ka qenë në një nivel të lartë vështirësie dhe kërkojnë ulje të tavanit të pikëve.

Protesta të ngjashme po zhvillohen po ashtu në Korçë dhe në Shkodër.

Pas protestave të aturantëve që kanë përfshirë tashmë disa qytete të vendit, ka reaguar Ministrja e Arsimit,  Evis Kushi.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Kushi tha se janë duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës.

Kushi shtoi se në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, do të rishikohet shpërndarja e pikëve në test dhe mënyra e vlerësimit.

“Të dashur maturantë,

Siç ju kemi premtuar, ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj. Në këto momente, jemi duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës. Dhe në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne do ta rishikojmë shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit.

Ju uroj shumë suksese për provimin e radhës!”, shkruan Kushi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by EVIS KUSHI (@eviskushi)