Pak para se të ndahej nga jeta, Ergi Dini la edhe një këngë kujtim për fansat

Nga Class 16 June 2021

Pak para se të ndahej nga jeta, Ergi Dini la edhe një këngë

Është publikuar sot kënga e fundit që Ergi Dini realizoi pak muaj para se të ndërronte jetë. Motra e të ndjerit, Barbana Dini, përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ka lajmëruar se kënga e re e Ergit "Loco", sot është publikuar në kanalin e saj në Youtube.

Pak para se të ndahej nga jeta, Ergi Dini la edhe një këngë

E publikojmë pikërisht sot duke qenë se ishte një material muzikor i përshtatshëm për stinën e verës! Jemi munduar të përshtatim diçka duke pasur mungesë materialesh filmike të tij për ta shoqëruar dhe duke pasur parasysh faktin që shumë nga ju e deshët pafund dhe do donitë të dëgjonit diçka të re nga AI!",- shkruan Barbana.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Barbana Dini (@barbana_ergidini)

Për klipin janë përdorur pamje nga pjesëmarrja e Ergit në "X Factor". 

Këngët e fundit të Ergit janë edhe një lloj amaneti për ata që e ndiejnë si detyrim për t’i dhënë jetë e për të mos i lënë të humbin në kohë. Këtë pohoi edhe pasditen e sotme nga "Rudina" i ati i Ergit, Dashamir Dini.

"Është obligim ndaj vetes si prind dhe si mik i tij, më shumë. E kam për detyrë të çoj deri në fund çdo gjë që ai solli e arriti të krijojë për një periudhë shumë të shkurtër, 22 vjeç ai krijoi 7 këngë që nuk ishin pak për një 22-vjeçar. Dha muzikë shumë të mirë e interpretime shumë të mira që la mbresë për ne e kujtohet, qe një djalë i shkëlqyeshëm, prandaj edhe kujtohet", - tha ai mes lotësh.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon