Si të dalloni nëse shalqiri ka përmbajtje të lartë nitrati?

Nga Class 9 July 2021

Si të dalloni nëse shalqiri ka përmbajtje të lartë

Sezoni i një prej frutave më të dashura të stinës së verës, shalqirit, ka nisur dhe po vijon me debatet e shumta të konsumatorëve mbi nivelin e përmbajtjes së nitrateve. Por prej kohësh ekziston edhe frika se shalqinjtë në vend mund të kenë përqindje të larta nitrati, shumë herë më të larta nga ç’lejohet.

Tepria e kimikatit në këtë frut kthehet në substancë helmuese në momentin që hyn në trup dhe shkakton helmim. Simptomat më të rëndomta të helmimit nga shalqiri janë marramendja, të përzierat dhe spazmat në stomak.

Si të dalloni nëse shalqiri ka përmbajtje të lartë

Po ja cila është një metodë e thjeshtë se si mund të dallojnë në shtëpi nëse ka shalqiri ka përmbajtje të lartë nitrati.

Metoda konsiston në futjen e një cope tuli nga shalqiri në një tas me ujë në temperaturë dhome. Nëse ka përmbajtje të lartë nitrati, uji do të marrë ngjyrë rozë të ndezur.

Merrni një copë tuli shalqiri pa fara dhe futeni në një tas me ujë. Lëreni për 10 minuta! Nëse uji ngjyroset në rozë, atëherë shalqiri ka nivele të larta nitratesh. Nese uji mbetet pa ngjyrë, shalqiri është në rregull. Po kështu, nëse copa lundron në sipërfaqe dhe nuk fundoset, shalqiri është në rregull….

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon