Aktorja e famshme e serialeve si “Our Story”,  “Sen Çal Kapimi” dhe “Aik Logic intikam”, Melisa Döngel ka treguar se është dhunuar dhe abuzuar seksualisht nga babai i saj në moshën 15-vjeçare. Ajo i ka shokuar të gjithë me deklaratën e saj, kur tha se edhe pse i kishte treguar të ëmës, ajo nuk e besoi në fillim dhe ai i kërkoi asaj që të mos i thoshte asgjë askujt.

Shumë qytetarë në Turqi, përfshirë shumë artistë kanë filluar të mbështesin Melissa Dongel, publikisht me hashtagun #Yaln?zDe?ils?nMelisaDöngel.

Nga traumat e mëdha që ka përjetuar ajo ka treguar se ka marrë ndihmë psikologjike për një kohë të gjatë.

Këtë rrëfim e ka bërë pasi babai i saj u fut në burg dhe ka kërkuar që të marrë kujdestarinë e motrës 17-vjeçare për të shmangur një histori të dhimbshme që përsëritet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MelisaDo?ngel (@melisadongel)

I ati nuk ka pranuar t’ia jap kujdestarinë, duke ia lënë të ëmës e cila ndodhet në Rusi. Më pas nëna ia ka dërguar Melisës vajzën sepse nuk mundi të kujdesej më për të.