Brenda festës së Gaias, vajza e Olta Bokës në përvjetorin e parë të lindjes

Gaia feston ditëlindjen

Nga Class• 16 July 2021

Brenda festës së Gaias, vajza e Olta Bokës në

‘Korriku është një muaj i nxehtë, por jo vetëm për shkak të temperaturave përvëluese. Për Oltën është i tillë edhe për dy festat më të mëdha që ajo ka këtë muaj. 4 korriku është data e parë që ajo feston prej vitesh me njeriun e zemrës. Për këtë vit nuk mendoi dhuratë më të bukur sesa këngën, një dedikim zemre për Ivin, njeriun me të cilin prej një viti ajo gëzon edhe frytin e dashurisë, Gaia….”

Brenda festës së Gaias, vajza e Olta Bokës në

Dhe data 15 korrik është bekimi më i madh që Olta dhe Ivi do të festojnë çdo vit me të njëjtin emocion deri në fund të jetës. Dhuratë të parë për vogëlushen, Olta zgjodhi gjithashtu një këngë, si ninullë për t’ia kënduar të gjitha vitet që do vijnë. ‘Gaia’, kënga që mban emrin e saj, së bashku me “Për ty”, që Olta i dedikoi bashkëshortit, erdhën si histori të vërteta, me emocione të gjalla e me dedikime dashurie. Personazhet e videoklipeve s’mund të ishin aktorë, kurrsesi. Kush më shumë se vetë Gaia do ta realizonte magjinë që mban kënga me emrin e saj? Në një copëz parajse, nënë e bijë bëhen bashkë për të jetuar një përrallë të bardhë …

Brenda festës së Gaias, vajza e Olta Bokës në

“Ishte ndjesi që flinte prej kohësh në shpirtin tim, si pasqyrë e kësaj periudhe të re të jetës sime. Nuk mund t’i këndoja askujt dhe asgjëje tjetër përveç atyre që i dhanë ngjyra jetës. Ndaj erdha edhe si tekstshkruese në projekt, për t’ua kushtuar atyre të dyve këto vargje”, - tha Olta në një intervistë ekskluzive pak ditë më parë për Class.

Në mesazhin e saj në Instagram, bashkë me lajmërimin për publikimin e këngës, Olta ndan me miqtë virtualë edhe emocionin që e ka shoqëruar përgjatë këtij viti të jashtëzakonshëm në jetën e saj.

Brenda festës së Gaias, vajza e Olta Bokës në

“Për ty zemra me thur vargje dhe shpirti më end melodi. Por sot, në ditëlindjen tënde të parë s’kam fjalë, ndaj të kushtova një këngë e vogla mamit. Ta kesh përjetë dhuratë edhe kur të mos jesh më kaq e vogël. Edhe kur të kesh të voglën tënde në krahë. Edhe kur unë të të shoh e buzëqeshur nga lart.

Të dua Gaia! Mama jote!”

Fotografia: Anjeza Dyrmishi

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon