Nesër festohet Kurban Bajrami, KMSH: Ky është programi për faljen e Namazit

Nga Class 19 July 2021

Nesër festohet Kurban Bajrami, KMSH: Ky është programi për

Nesër, më 20 korrik, të gjithë besimtarët myslimanë do të kremtojnë festën e Kurban Bajramit. Me rastin e kësaj dite, Komuniteti Mysliman Shqiptar ka njoftuar të gjithë besimtarët se falja e Namazit do të kryhet në orën 06:20 të ditës së martë, në sheshin “Skënderbej”.

NJOFTIM!
KURBAN BAJRAMI 2021

Të dashur qytetarë, nesër është dita e parë e Kurban Bajramit!

Më poshtë gjeni programin zyrtar të organizimit nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

Kurban Bajrami është ditën e martë (nesër), më 20 korrik 2021.

Namazi i Bajramit do të falet në sheshin “Skënderbej”, Tiranë.

Programi i Kurban Bajramit vijon si më poshtë:

• 05:50 Hapja e programit

• 05:55 Këndim Kurani, Imami Bilal Teqja

• 06:00 Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu

• 06:10 Ligjërata e Nënkryetarit të KMSH-së, z. Taulant Bica

• 06:20 - Falja e Namazit, prin Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu

• 06:25 – Hutbeja e Bajramit, Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli

Gjithashtu, ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale me rastin e kësaj feste në selinë e institucionit do të zhvillohen nga ora 09:00 deri në orën 12:00

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ju uron të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Kurban Bajramin!

Nesër festohet Kurban Bajrami, KMSH: Ky është programi për

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon