Moderatori i njohur prezanton vajzën për herë të parë, zbulon kuptimin e emrit të veçantë

Nga Class• 19 July 2021

Moderatori i njohur prezanton vajzën për herë të parë,

Në programin “Rudina” në Tv Klan, pasditen e sotme ishte i ftuar Alban Musa, moderatori i njohur i programeve të mëngjesit. Për herë të parë, ai vjen në një intervistë personale lidhur me rrugëtimin e tij në televizion dhe familjen, madje ishte i shoqëruar edhe nga vajza e tij 4-vjeçare, Amila.

Albani tha se vajzës i thërrasin shkurt “Mila”, ndërsa “Amila” e përdorin në rastet kur duan t’i tërheqin vëmendjen vogëlushes, apo edhe në rastet zyrtare. Ai gjithashtu rrëfeu edhe historinë interesante të emrit të vajzës.

Moderatori i njohur prezanton vajzën për herë të parë,

Ka një histori shumë të bukur në fakt, shumë e veçantë. Mua më ka pëlqyer gjithmonë emri Mila, tingëllonte bukur Mila Musa, edhe si trademark. Në një moment, pasi e vendosa që do ta kishte Mila emrin, thashë t’i shtoj edhe një shkronjë përpara se mbase ngjan më bukur, është pak më zyrtar dhe doli bukur, Amila. Pastaj u futa në internet dhe kontrollova, zbulova që kishte një kuptim mjaft interesant Amila. Në një nga dialektet arabe mos gaboj, kuptimi ishte “e paçmuar” dhe ishte një qytet i veçantë dhe i shenjtë diku në Indi.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon