Justin Bieber ka bërë ‘lëmsh’ rrjetin me një mbishkrim në postimin e fundit, që i ka bërë të gjithë të dyshojnë se Hailey është shtatzënë.
Këngëtari 27-vjeçar, ndau një foto të lezetshme së bashku me partneren e tij, gjatë pushimeve në Meksikë. Por të gjithë u shpërqendruan nga mbishkrimi: ‘mami dhe babi’
Nuk kaloi shumë dhe postimi u mbush me komente nga fansat të cilët kërkuan më shumë shpjegime rreth mbishkrimit.
"Prisni çfarë? Mami dhe babi?!" shtoi një ndjekës.
Një tjetër shtoi: "Prisni është Hailey shtatzënë".
Këto dyshime nga Justin erdhën pak pas videos virale të çiftit, ku u interpretua si një e bëtitur e Justin ndaj Hailey-it.
View this post on Instagram
Sidoqoftë, modelja amerikane u bëri thirrje fansave të injorojnë "negativët" pasi videoja u bë virale.
Pas incidentit të pretenduar, Hailey postoi një foto puthjeje romantike dhe u theksoi 36 milionë ndjekësve të saj se ata ishin më të lumtur se kurrë.