Kanye West emocionohet në skenë kur këndon për periudhën me Kim Kardashian

Nga Class 20 July 2021

Kanye West emocionohet në skenë kur këndon për

Pasi një raport pretendoi se Kanye West e krahason martesën me ish-partneren, Kim Kardashian me një "burg" në albumin e tij të ri, Page Six zbuloi se kjo nuk është e vërtetë.

Burime të shumëfishta konfirmojnë për Page Six se West nuk thotë asgjë negative në lidhje me Kim në albumin e ri, dhe sigurisht nuk e krahason veten me të qenit i burgosur.

West, 44 vjeç, organizoi një mbrëmje ku prezantoi albumin, në Las Vegas të dielën.

Kanye West shpërtheu në lot në skenë teksa prezantonte këngët dhe ishte kënga për Kim Kardashian ajo që e preku më shumë.

Kënga titullohet “Welcome to my life” dhe përshkruan momentet nga divorci i tij deri tek përpjekjet e dështuara për t'u bërë president i Amerikës. Më pak fjalë rrëfen gjithë situatën e vështirë të dy viteve të fundit.

"Kanye në të vërtetë këndoi këngën për Kim personalisht para festës", tha një person i afërt me ish-çiftin për Page Six. "Ishte shumë emocionale dhe aspak negative.”

Në fakt, West dhe Kardashian janë prindër të katër fëmijëve dhe ruajnë miqësi ndaj njëri-tjetrit, madje bënë një udhëtim familjar në San Francisco gjatë fundjavës.

Albumi mban emrin e nënës së ndjerë të West, e cila vdiq në vitin 2007-ën nga ndërlikimet pas operacionit kozmetik. Ajo ishte 58 vjeç.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon