Italia kërkon certifikatën e vaksinimit: 'Ata që bëjnë thirrje kundër vaksinave i apelojnë vdekjes për veten dhe të afërmit'

Nga Class 23 July 2021

Italia kërkon certifikatën e vaksinimit: 'Ata që

Në përpjekje për të vënë nën kontroll përhapjen e COVID-19, në veçanti nga frika e variantit Delta, Italia duke nisur nga 6 gushti, do të kërkojë certifikatën e vaksinimit për një sërë aktivitetesh.

Të gjithë personat e moshës 12 vjeç e lart, që kanë marrë së paku një dozë të vaksinës, do të mund të hyjnë në disa vende, përfshirë ambientet e brendshme të bareve, restoranteve, kinemave dhe palestrat.

Megjithatë, pas mosmarrëveshjeve brenda koalicionit qeveritar, certifikata nuk do të jetë e nevojshme për transport.

Që nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit të kaluar, Italia ka konfirmuar mbi 4.3 milionë raste, nga të cilët 128,000 kanë humbur jetën. Edhe disa vende të tjera në Evropë, përfshirë Francën këtë javë, kanë vendosur të kërkojnë certifikatën e vaksinimit për të frekuentuar disa vende.

Italia kërkon certifikatën e vaksinimit: 'Ata që

Mario Draghi ka thënë se vendimi është i duhuri për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe është shprehur kështu për të gjithë skeptikët:

“Ata që bëjnë thirrje kundër vaksinave, i bëjnë thirrje vdekjes së tyre, por edhe të njerëzve të tjerë. I bëj thirrje të gjithë italianëve që të vaksinohen menjëherë për të mbrojtur veten e tyre ashtu si dhe personat e tyre të dashur. Me ‘green pass’ ne garantojmë mbrojtjen e sipërmarrjeve dhe jetës publike në vend.”

Draghi ka nënvizuar gjithashtu se së shpejti do të mendohet edhe për vaksinimin e nxënësve dhe studentëve për të mundësuar rikthimin të sigurt në klasat dhe auditoret e Italisë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon