Pas Pfizer, edhe kjo vaksinë aprovohet për përdorim tek adoleshentët

Nga Class 23 July 2021

Pas Pfizer, edhe kjo vaksinë aprovohet për përdorim tek

Agjencia Evropiane e Barnave ka aprovuar përdorimin e vaksinës Moderna për fëmijët e moshës midis 12 dhe 17 vjeç. Kjo është vaksina e dytë Covid që aprovohet për adoleshentët nga autoriteti i ilaçeve të BE-së. Në maj, Pfizer-BioNTech mori dritën jeshile.

Tani Komisioni Evropian pritet të zgjerojë vaksinimin me Moderna te të rinjtë. Por kjo mund të shkaktojë kritika, pasi shkalla e vaksinimit në pjesën më të madhe të Azisë dhe Afrikës - ku miliona të rritur rrezikojnë sëmundje serioze ose vdekje nga Covid - është shumë më e ulët se në BE, ku më shumë se gjysma e të rriturve janë plotësisht të vaksinuar.

Megjithatë, mbështetësit argumentojnë se zgjerimi i vaksinimit te fëmijët është i rëndësishëm tani që varianti shumë infektues Delta është i përhapur në Evropë dhe rastet po rriten ndjeshëm në disa vende. Fëmijët gjithashtu duhet të përfshihen në vaksinim nëse duhet të arrihet synimi i imunitetit të tufës.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon