Në stinën e nxehtë, kur lëkura është në kontakt të drejtpërdrejtë me diellin e fortë, ju e dini që kremrat mbrojtës ndaj rrezeve të dëmshme janë të domosdoshëm. Por në një sondazh të kohëve të fundit në SHBA, iniciuar nga Akademia Amerikane e Dermatologjisë, në të cilin ishin pjesëmarrës 1000 të rritur, u zbulua se 80% e dinë se duhet ta përdorin kremin e diellit me SPF çdo dy orë, por vetëm 33% e njerëzve raportuan se e bëjnë këtë. Për më tepër, 42% pranuan se e shmangin fare rivendosjen e kremit të diellit ose e riaplikojnë atë vetëm kur lëkura e tyre është lagur.

Ky është një gabim shumë i madh. Kremi kundër diellit është një domosdoshmëri për të zvogëluar shanset e kancerit të lëkurës, si dhe dëmtimet e tjera që sjell dielli, i cili përshpejton edhe shenjat e plakjes (pavarësisht nga toni i lëkurës).

Megjithatë, ka edhe diçka tjetër: Kremi kundër diellit mund të jetë pak konfuz. Çfarë nënkuptojnë të gjithë ata numra në shishe? Pse duhet ta riaplikojmë? Dhe kur nevojitet vërtet?

Më poshtë, ekspertët shpjegojnë se ka një mit për aplikimin e kremit të diellit, të cilin nuk duhet ta besoni më. Dhe arsyet janë mjaft të qarta.

Miti: Sa më e lartë të jetë SPF-ja, aq më gjatë mund ta mbani kremin para se ta aplikoni përsëri.

E vërteta: Nëse përdorni SPF 30 ose SPF 100, duhet ta aplikoni përsëri të paktën çdo dy orë. Kjo, sepse SPF-ja nënkupton sa prej rrezeve të diellit filtrojnë kremrat diellorë, jo sa zgjat. Arsyeja pse kremi kundër diellit zgjat vetëm dy orë, thotë Paul Nghiem, MD, Ph.D., shef i Sektorit të Dermatologjisë në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Uashingtonit, është se dielli dhe lagështia bien duke zhdukur edhe disa nga kimikatet mbrojtëse.

Vendoseni prioritet: Nëse duhet, edhe një zile në telefon për ta aplikuar përsëri kremin, më shpesh nga sa mendoni. "Mesatarisht, njerëzit aplikojnë vetëm rreth një të tretën e kremit të diellit sesa përmban vetë SPF-ja",- thotë Dr. Nghiem. Nëse e kurseni, SPF 30 mund t'ju japë mbrojtje vetëm SPF 10.

Për të mbuluar të gjithë trupin, ju nevojitet një gotë si kjo (shot glass), dhe këshilla më e mirë është përdorimi i një kremi me SPF 50 ose edhe më të lartë.