Modelja Aurela Hoxha është larguar nga Shqipëria pasi ka nisur një jetë të re në Spanjë, ku ka krijuar dhe një linjë me bikini.

Sipas mediave ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë pak muaj më parë, një lajm që është përpjekur ta mbajë të fshehtë.

Modelja dhe partneri i saj, Albani, pas gjashtë vitesh janë bërë me djalë, por deri më sot ajo nuk kishte postuar asnjë foto as kur ishte shtatzënë dhe as pas lindjes.

Por tani erdhi momenti për një prezantim të vogël të ndjekësve me bebushin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AURELA HOXHA (@hoxha_aurela)

Burime pranë saj kanë treguar për gazetën Express, se ajo është duke u marrë me procedurat ligjore të celebrimit dhe marrjes së rezidencës në Spanjë dhe ka qenë një sugjerim i avokates që ajo mos të publikojë detaje nga jeta e saj private, pasi mund t’i prishin punë.

Me postimin e fundit duket se Aurela po kalon pushimet më të bukura me djalin e saj, dhe nuk mund të mos vëmë re format perfekte pas lindjes.