‘Kush është shefi?’ Dojna Mema zbulon kush e bën ‘ligjin’ në çift

Nga Class 4 August 2021

‘Kush është shefi?’ Dojna Mema zbulon kush e bën

Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë ndër çiftet më të pëlqyer të showbiz-it shqiptar, ndaj edhe çdo projekt i tyre i ri artistik s’mund të kalojë pa vëmendjen maksimale të publikut që i ndjek.

Megjithatë, projektet dhe punët nuk shkojnë gjithmonë vaj. Dikush duhet të jetë "shefi" e dikush tjetër duhet të jetë “i binduri”. Në raportin e Dojnës dhe Vlashentit, ky raport është i ndarë. Shefi është Dojna… apo jo?

E ftuar pasditen e sotme në “Pushime On Top”, Dojna rrëfeu më shumë për edicionin e fundit të ‘Za Fest’ dhe rolin e saj në këtë festival.

‘Kush është shefi?’ Dojna Mema zbulon kush e bën

Pyetjes “Sa dorë ke ti te ky edicion?”, Dojna iu përgjigj.

Vlashenti thotë një shprehje shumë të lezetshme: ‘Unë jam shefi, por kjo është shefi i shefit. Me thënë të drejtën, unë jam kujdesur më shumë për pjesën e marrëdhënieve me publikun, marketingun digjital. Vlashenti është ai që ka krijuar të gjithë idenë e këtij festivali, ndaj të gjitha meritat i shkojnë patjetër atij. Unë kam qenë suport shumë i mirë.
Vlashenti nuk më lë fare dorë te pjesa e repertorit, ashtu siç unë nuk i lë fare dorë Vlashentit të ndërhyjë te emisionet dhe intervistat e mia“.

Me kaq, u kuptua kush është shefi? Me siguri…

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon