Arrestohet në ishullin luksoz në Greqi bashkëshorti i Angela Martinit

Bashkëshorti i modeles së njohur shqiptare, Angela Martini, është arrestuar nga policia në ishullin grek Mykonos, sipas lajmit të publikuar edhe në mediat vendëse.
Siç konfirmon gazeta greke “Protothema”, Dragos Savulescu ka rënë në prangat e policisë, pas një urdhri ndërkombëtar arrestimi nga Interpoli. Ai akuzohet për përfshirjen në një skandal të madh në Rumani, që ka lidhje me përdorimin e parave publike.

Siç raportohet edhe nga mediat rumune, bashkëshorti i Martinit ka mundur të sigurojë ilegalisht disa toka që gjendeshin nën pronësinë e një të moshuari, Ivonne Aline Buzescu-Movila. Së bashku me një tjetër bashkëpunëtor, Giurgiucanu, biznesmeni i ka marrë pronësitë falë ndihmës së një noteri. Më pas, këto toka u janë shitur të afërmve apo miqve me një çmim shumë të ulët.
Pas vendimit të autoriteteve gjyqësore për dënimin me burg, Savulescu u arratis në Napoli, Itali, derisa u vu në pranga në Greqi.
Savulescu njihet si producent filmash, që nga viti 2013, por është përfolur në mediat ndërkombëtare sidomos për jetën e luksit dhe shpenzimet marramendëse, për të cilat kanë shkruar së fundit edhe mediat ndërkombëtare.
Producenti pritet t’u dorëzohet autoriteteve rumune.

Angela Martini dhe Dragos Savulescu u celebruan gjatë një ceremonie luksoze private në SHBA, në vitin 2017. Që nga ajo kohë, Angela ka hequr dorë nga modelingu, pork a jetuar një martesë të lumtur, sekretin e së cilës e ka ndarë edhe me fansat e saj.
“Dashuri e vërtetë dhe shumë seks” – ishte përgjigjja e saj pas pyetjes për çelësin e suksesit të martesës së lumtur.



