Viti 2021 u tha lamtumirën xhinseve të ngushta të njohura si “skinny”. Ndoshta sepse vitin e fundit vajzat kanë preferuar të mbajnë pantallona komode, ose ndoshta sepse thjesht janë lodhur duke tërhequr xhinset lart çdo pesë sekonda.
Sido që të jetë, adoleshentët në TikTok dhe stilistët e njohur pajtohen se xhinset e ngushta janë zyrtarisht jashtë mode. Në vend të tyre, një shumëllojshmëri stilesh më të lirshme dhe retro po preferohen gjithnjë e më tepër.
Ashtu si shumë tendenca të tjera të modës së vitit 2021, pantallonat e gjera filluan të mbahen në fillim të viteve 2000. Gjithashtu tendencat e viteve 1970 dhe 1990 mund të shihen qartë në siluetat e xhinsit të vitit 2021.
Më poshtë, disa modele retro që janë rikthyer në modë këtë vit.
Xhinset e viteve ‘70 me qepje mozaik
Xhinset e gjera të viteve ‘90
Të gjera nga fundi
Me bel të ulët