Pas një sezoni të suksesshëm në Kosovë, formati “VIP Dado” është gati për sezonin e ri, që do ta realizojë në Shqipëri.

Produksioni ka nisur një bashkëpunim të ri me Top Channel, ku edhe do të transmetohet sezoni i ardhshëm i këtij formati.

Edi Manushi është një nga prezantuesit që do t'i bashkohet programit të ri, por do të jetë së bashku edhe me një partnere.

Mësohet se në krah të tij do të jetë Anita Haradinaj.  Ditët e fundit, Manushi është parë në shoqërinë e koleges së tij, duke i bërë të gjithë të besojnë se ajo mund të jetë bashkëprezantuesja e ardhshme e emisionit.

“VIP Dado”, në sezonin e parë ka sjellë nga java në javë personazhe të ndryshme VIP në rolin e kujdestarëve të fëmijëve, duke e bërë një emision mjaft të pëlqyer për shikuesit.