Fjodora Fjora i ka munguar ekranit, por jo edhe për shumë gjatë. Këtë sezon, moderatorja do të rikthehet në televizion me një emision të ri, që s’do të jetë Chic, siç shumë mund ta kenë menduar.

Në një komunikim me ndjekësit në Instagram, Fjodora zbuloi se ku do ta shohim tani e tutje. E pyetur nëse është Chic, ajo u përgjigj:

“Chic si emision e mbylli ciklin e tij, por Chic, në konceptin e elegancës, do të jetë patjetër.”

Më pas, ajo zbuloi se bëhet fjalë për emisionin e pasdites në Radio Televizionin Shqiptar.

“Po, kam nderin dhe privilegjin të nis emisionin e pasdites, çdo ditë live në ekranin e të gjithë shqiptarëve, me një super ekip”, -zbuloi Fjodora.

Moderatorja nuk dha detaje të tjera, megjithatë, me shumë mundësi do ta shohim në ekran shumë më shpejt nga ç’mendojmë!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fjodora Fjora (@fjodoraf)