Evropa shënoi verën më të nxehtë. Sa ishte temperatura më e lartë dhe ku u regjistrua

Nga Class 7 September 2021

Evropa shënoi verën më të nxehtë. Sa ishte temperatura

Evropa përjetoi verën më të nxehtë këtë vit dhe temperaturat në Mesdhe thyen rekordet me diferenca të mëdha. Ashtu si pjesa më e madhe e Hemisferës Veriore, Evropa u godit nga ngjarjet ekstreme të motit gjatë muajve të fundit, përfshirë nivelet rekord të shiut që shkaktuan përmbytje vdekjeprurëse në Gjermani dhe Belgjikë, si dhe valët e nxehtësisë që kontribuan në zjarret në jug të rajonit.

Temperatura mesatare nga fillimi i qershorit deri në fund të gushtit ishte rreth 0.1 gradë Celsius më e lartë se verat e mëparshme më të nxehta, ajo e vitit 2010 dhe 2018, një rritje relativisht e vogël. Por ishte një tërësi 1 gradë mbi mesataren e viteve 1991-2020, duke reflektuar trendin afatgjatë të ngrohjes globale të shkaktuar nga njerëzit.

Viti 2020 ishte gjithashtu më i nxehti i regjistruar për Evropën në përgjithësi.

Italia regjistroi një temperaturë prej 48.8 gradë C më 11 gusht në Sicili. Nëse verifikohet nga Organizata Botërore Meteorologjike, kjo do të ishte dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në Evropë. Temperatura më e nxehtë para kësaj ishte 48.0 C në Athinë të Greqisë, në vitin 1977.

Temperaturat në Grenlandë gjatë fundjavës së 14-15 gushtit u ngritën mbi nivelin e ngrirjes për herë të tretë në më pak se një dekadë, duke bërë që për tre ditë të binte 7 miliardë tonë shi në të gjithë Grenlandën - sasia më e madhe që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1950.

Tani nuk ka më dyshime se ndryshimi i klimës i bërë nga njeriu po i bën ngjarjet ekstreme të motit më të shpeshta dhe më intensive.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon