Ish-modelja e Victoria's Secret, Jasmine Tookes, ka kurorëzuar në martesë dashurinë e saj me themeluesin e Snapchat, Juan David Borrero, në një ceremoni të veçantë në një kopsht magjik, Borrero, Ecuador.

Tookes veshi një fustan nusërie që i la të gjithë pa frymë. Magjia e bardhë mban emrin Zuhair Murad, por është një model i frymëzuar nga fustani i nusërisë i Grace Kelly, 65 vjet më parë, kur u martua me Princin e Monakos, Rainier III.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZUHAIR MURAD (@zuhairmuradofficial)

"Ende nuk mund të besoj që po jetoj një përrallë të jetës së vërtetë me Juan David Borrero",- shkroi Tookes në një kolazh fotosh nga ceremonia madhështore: "Jam zyrtarisht zonja Borrero."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZUHAIR MURAD (@zuhairmuradofficial)

Në një kolazh të dytë fotosh magjike, Tookes falënderoi Murad-in për fustanin e jashtëzakonshëm që i ka dhënë një pamje magjike. "Faleminderit që e bëre të vërtetë fustanin klasik, të përjetshëm dhe të bukur. Është një vepër arti! Kushdo nga ju e kupton se kush ishte frymëzimi im? Dua ta shoh kështu përgjithmonë në shtëpinë time!"

Grace Kelly

Sapo e panë foton, fansat dhe miqtë virtualë e kuptuan menjëherë që fustani i ngjante modelit të hershëm të Grace Kelly. Shijojini këto foto të mrekullueshëm nga ceremonia madhështore e Jasmine Tookes dhe Juan David Borrero.

Grace Kelly

Fustani i Tookes kishte një vello të gjatë 15 metra, i mbushur me rruaza, dantella dhe qëndisje. Supermodelja e plotësoi pamjen e me një palë vathë diamanti nga ‘Ritani’ dhe taka të bardha të personalizuara nga Sarah Flint.