Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Say??man, kanë gjetur kohën të kalojnë disa ditë në Shqipëri për pushime dhe kanë shfrytëzuar me këtë rast jugun e Shqipërisë.

Bukuroshja shqiptare dhe aktori i njohur kanë ndarë foto edhe në profilet e tyre sociale. Por fotoja që i ka bërë të gjithë për vete është ajo e fundit, me Efehan dhe vogëlushen Poem Blue - fashionistja më e vogël e rrjetit që, me siguri, të gjithë e njihni mirë - vajza e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxha)

Almeda dhe Tolga kanë takuar gjatë pushimeve të tyre Ledrin dhe Sarën, me të cilët, siç duket, kanë filluar të mendojnë edhe për një kryshqi të mundshme.

Në llogarinë e saj në Instagram, në foton e djalit me Poem Vula, Almeda shkruan: “E gjetëm nusen ne. Efehan & E bukura Poem”, duke etiketuar Ledrin dhe Sarën.

Kush mund të kishte kundërshtim për këtë krushqi?