Veç shumë simpatizantëve nga vendi i lindjes së tij, aktori i njohur i serialeve turke, Burak Yoruk, ka edhe mijëra ndjekës nga vendi i origjinës. Dhe këta të fundit, i ngacmon vazhdimisht duke postuar në profilin e tij edhe disa detaje shqiptare.

Pak javë më parë, Tariku i serialit “Nehir” postoi një foto mbi të cilën shkruante “djali i nënës”. Kaq u desh që të gjithë fansat nga Shqipëria t’ia kthenin përshëndetjen në shqip dhe ta përgëzonin për krenarinë që shprehte.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Burak Yo?ru?k (@burakyoruks)

Por nuk e la me kaq kënaqësinë që u dha shqiptarëve. Në një video të postuar në Story, Burak tregoi flamurin shqiptar që valëvitej në një dasmë tradicionale shqiptare, shoqëruar edhe me këngë popullore.

Ndërsa së fundi, fansat shqiptarë janë entuziazmuar nga një vërëse me shqiponjën dykrenare. Jo vetëm në një foto që aktori ka postuar në Instagramin e tij, por varësja me simbolin shqiptar është e dukshme edhe në serialin e ri që aktori ka xhiruar së fundi “Ask Mantik Intikam”. Burak, këtu luan rolin e Çinar-it.

Siç ka thënë edhe për mediat pak kohë më parë, Burak është krenar për origjinën e së ëmës dhe është i lumtur që përpiqet të flasë edhe disa fjalë shqip: “Ç’ka bon, mirë, ti qysh je?” ishin vetëm disa nga të paktat fjalë që aktori di në shqip, por kjo nuk e pengon që ta tregojë publikisht sa herë mundet vendlindjen e së ëmës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Burak Yo?ru?k (@burakyoruks)