Pas një viti të vështirë pandemie, shumë gjëra ndryshuan në stilin e jetesës. Ajo që u prek më shumë është liria për të lëvizur dhe kontaktet me njerëzit e afërm.

Mosha e tretë është më e ndjeshme ndaj kësaj situate. Për ta u duk sikur çdo gjë mori fund. Frika për të mos rrezikuar jetën, i largoi nga të afërmit e tyre dhe i kufizoi çdo aktivitet.

Ecuria e procesit të vaksinimit u dha një shpresë të gjithëve, po përsëri pandemia ka lënë gjurmë të mëdha.

Eshtë e nevojshme t’i kujtojmë kësaj moshe, se jeta ka akoma shumë gjëra për t’u ofruar, se kanë akoma mundësi të ushtrojnë dëshirat dhe aftësitë e tyre, kanë akoma mundësi të qendrojnë me miq dhe të afërm…

Në një kodër, në fshatin Ibë, në përiferi të Tiranës, dikush ka menduar për moshën e tretë, për t’u rikthyer momentet që mund t’ju kenë munguar për një kohë të gjatë.

Bëhet fjalë për 'Shtëpia në Kodër', një investim që vjen si risi në vendin tonë, dedikuar moshës 65 vjeç e lartë.

Ndodheni larg prindërve apo gjyshërve tuaj dhe nuk keni mundësi t’i vizitoni shpesh? Në telefonatat e fundit që keni bërë, keni dalluar një trishtim në fytyrën e tyre? Apo jetoni në një shtëpi dhe e ndjeni që ata kanë nevojë për hapësirën dhe privatësinë tyre?

Për këto pyetje dhe shumë të tjera, përgjigja është: Shtëpia në Kodër.

E mire-investuar deri në detaj. E pozicionuar mes natyrës dhe ajrit të pastër, me një pamje piktoreske. Ka si prioritet komoditetin, për ata njerëz të moshës së tretë, që e zgjedhin të kalojnë një periudhë të jetës së tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shtepia Ne Koder (@shtepianekoder)

Në këtë periudhë Shtëpia në Kodër do t’u sigurojë: qetësinë, komoditetin, miqësinë, aktivitet mendore dhe fizike, sigurinë shëndetësore, ushqimin me gatime nga të gjitha krahinat, dhe mbi të gjitha do t’u sigurojë dashurinë dhe ngrohtësinë e një familjeje të madhe.

Çfarë e diferencon nga një azil?

Eshtë një strukturë rezidenciale, një shtëpi pushimi, për të gjithë ata persona të moshën 65 vjeç e lartë, të cilët janë të aftë fizikisht dhe nuk duan të shkëpusin marëdhëniet e tyre me njerëzit dhe me dëshirat që kanë.

Aktivitetet si, puna artizanale dhe kopshtaria, apo aktivitete të tjera sportive, janë të domosdoshme për të ruajtur një stil të mirë jetese, larg rrezikut të pandemisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shtepia Ne Koder (@shtepianekoder)

Ajo që është e veçantë për këtë rezidence është shërbimi që ofrohet 24 orë, nga një staf i specializuar në fusha të ndryshme. Ndihma dhe mbështetja në Shtëpinë në Kodër garantojnë një jetë autonome dhe të sigurtë.

Ende pa u njohur mirë në vend, njerëzit e kanë zbuluar 'Shtëpinë në Kodër', dhe po shfaqin gjithnjë e më shumë interes për t'u bërë pjesë e saj.

Jo vetëm vendas, por edhe të huaj. Duhet të theksojmë se diversiteti kulturor në 'Shtëpinë në Kodër' është një tjetër element i veçantë.

Elvira, një zonjë 60-vjeçare nga Gjermania, ka zgjedhur të kalojë një periudhë të jetës në 'Shtëpinë në Kodër'. Ajo ka shfaqur shumë kënaqësi gjatë vizitës në ambjentet e shtëpisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shtepia Ne Koder (@shtepianekoder)

Vetmia mund të bëj të humbasësh shpresat për të ardhmen. Eshtë e rëndësishme që të dashurit tuaj në moshë madhore të kenë mundësinë të kalojnë një periudhë të jetës në një ambjent miqësor dhe të sigurt, që në vendin tonë ka vetëm një emër, Shtëpia në Kodër.

Kontakte: Shtëpia në Kodër (Instagram)

Shtëpia në Kodër (Facebook)