Familja e famshme italiane ka një surprizë për adhuruesit: 'The Ferragnez'

Nga Class 21 September 2021

Familja e famshme italiane ka një surprizë për adhuruesit:

Blogerja më e njohur në botë, Chiara Ferragni, dhe bashkëshorti i saj, reperi italian Fedez, do të vijnë me një serial të quajtur “The Ferragnez”.

Ferragni konfirmoi lajmin përmes një postimi në Instagram, ku tha se në dhjetor të këtij viti do të lançohet seriali me 8 episode, ku do të shfaqen momente të papublikuara më parë, që nga takimi i çiftit e deri te periudhat e veçanta të jetës tyre bashkë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chiara Ferragni ? (@chiaraferragni)

Protagoniste të serialit do të jetë padyshim Chiara e cila aktualisht ndiqet nga 24 milionë persona në Instagram, reperi Fedez dhe fëmijët e çiftit, Leo dhe Vittoria.

Seriali “The Ferragnez” do të përfshijë gjithë familjen e madhe të çiftit, që nga motrat e Chiara-s, e deri te gjyshja e reperit.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon