Ndahet nga jeta aktori i njohur i serialit 'Sex and the City'

Nga Class 22 September 2021

Ndahet nga jeta aktori i njohur i serialit 'Sex and the City'

Ylli i Sex and the City, Willie Garson ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare.

Aktori nuk i mbijetoi dot një sëmundjeje, e cila ju përhapë në një periudhë të shkurtër, konfirmon PEOPLE. Garson vuajti nga kanceri i pankreasit dhe ishte i rrethuar nga familja në kohën e vdekjes së tij.

“Të dua shumë babi. Pushofsh në paqe dhe jam i lumtur që pate mundësinë t’i ndash të gjitha aventurat e tua me mua dhe munde të arrish aq shumë gjëra në jetë. Jam jashtëzakonisht krenar me ty. Ti gjithmonë ishe personi më i ashpër, më qesharak dhe më i zgjuar që kam njohur. Nuk do të të harroj kurrë”, ka shkruar djali i tij Nathen Garson.

Ndahet nga jeta aktori i njohur i serialit 'Sex and the City'

Garson luajti Stanford Blatch, mikun më të mirë të Carrie Bradshaw të Sarah Jessica Parker, në Sex and the City. Ai do të shfaqet në publikimin e ardhshëm të 'And Just Like That'...

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon