Detaje të reja tronditëse mbi kujdestarinë e Britney Spears: 'Përgjohej fshehurazi nga babai i saj'

Nga Class 25 September 2021

Detaje të reja tronditëse mbi kujdestarinë e Britney Spears:

Babai i Britney Spears, Jamie Spears, duket se ka ushtruar aq shumë kontroll mbi jetën e yllit të popit, saqë ka monitoruar edhe mesazhet e saj, telefonatat dhe historikun e kërkimeve ne internet, sipas pretendimeve në një dokumentari të ri.

Një ish-anëtar i ekipit të sigurisë së Britney-t, pretendoi në "The New York Times Presents: Controlling Britney Spears", e cila u shfaq premierë të premten në FX dhe Hulu, se iu kërkua të "vendoste kontrollet prindërore" në celularin që kishte këngëtarja.

"Britney donte të merrte një iPhone ... dhe kjo ishte një problem i madh. Të gjithë ishin të shqetësuar,"-tha Alex Vlasov, i cili punoi në Black Box Security nga 2012 deri në 2021.

Vlasov tha se ishte aq i shqetësuar nga kërkesa që ju bë, saqë menjëherë pyeti "për ligjshmërinë" e monitorimit të telefonit të Britney.

"Ata më thanë: 'Po, gjykata është në dijeni të kësaj. Avokati i Britney është në dijeni të kësaj. Kjo është për sigurinë dhe mbrojtjen e saj'"- tha ai. 

Vlasov pretendoi se ekipi përfundoi duke bërë pikërisht këtë gjë, duke i dhënë Jamie-t akses të plotë për të kontrolluar gjithçka që Britney bënte në telefonin e saj.

Avokati i ri i Britney, Mathew Rosengart, gjithashtu foli, duke thënë pjesërisht, "Përgjimi ose monitorimi i komunikimeve të Britney-t, veçanërisht komunikimet avokat-klient, përfaqëson një shkelje të turpshme dhe tronditëse të të drejtave, privatësisë dhe lirive civile."

Rosengart shtoi se ai synon të "hetojë plotësisht dhe në mënyrë të ashpër këto çështje".

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon