Florian Marku shpallet kampion bote, ia dedikon titullin mbështetësve dhe partneres shtatzënë

Nga Class• 25 September 2021

Florian Marku shpallet kampion bote, ia dedikon titullin mbështetësve

Florian Marku është shpallur kampion bote në versionin IBF, duke u bërë i pari shqiptar që fiton titullin kampion bote në IBF. Boksieri shqiptar mposhti ukrainasin Maksim Prodan, duke rrëmbyer titullin e madh.

“Jam shumë i lumtur, kjo është sakrifica që kam bërë gjatë gjithë jetës time. Ky titull shkon për të gjithë shqiptarët që më kanë mbështetur dhe për gruan time, që është shtatzënë,” -është shprehur Marku nga ringu.

Sfida u zhvillua në Tottenham, në Londër dhe Marku ka triumfuar me pikë ndaj Prodan-it, pas 10 raundesh të zhvilluara.

Kjo është një arritje e madhe në karrierën e Florian Markut, i cili nuk ka ende asnjë humbje.

Florian Marku shpallet kampion bote, ia dedikon titullin mbështetësve

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon