1 pyetje për seksin që nuk guxoni t’ia bëni partnerit

Nga Class 27 September 2021

1 pyetje për seksin që nuk guxoni t’ia bëni partnerit

Raporti intim është një çështje shumë personale mes partnerësh, megjithatë kjo nuk do të thotë që s’mund ta përmirësoni raportin tuaj nëse i flisni hapur gjërat që ju shqetësojnë. Ndoshta disa çështje janë të vështira të ndahen, por nëse doni vërtet që të keni një jetë të shëndetshme seksuale, atëherë edhe për këtë temë nuk duhet të ketë ngurime.

Një studim i kohëve të fundit, publikuar në “Journal of Medicine Seksual”, mes disa pyetjeve që gratë e kanë të vështirë ta diskutojnë me partnerin, ka specifikuar njërën prej tyre që pretendohet se është ndër më të sikletshmet.

1 pyetje për seksin që nuk guxoni t’ia bëni partnerit

Si të veproj kur ai kërkon të masturbojmë njëri-tjetrin?

Është e vështirë të besohet, por masturbimi mbetet një subjekt tabu për shumë çifte. Megjithatë, nga një hulumtim i fundit i SHBA-ve mbi autoerotizmin, rezultoi që 40% e meshkujve pranojnë se masturbohen çdo ditë (për shkak të eksitimit seksual, për të lehtësuar tensionin ose edhe për të fjetur më mirë). Përqindja e mbetur e bën këtë të paktën dy herë në javë.

Përsa u përket grave, më shumë se 20% e tyre masturbohen çdo ditë për të njëjtat arsye të dhëna edhe nga burrat. Dhe nuk është e pazakontë që burri t'i kërkojë partnerit të masturbojnë njëri-tjetrin gjatë marrëdhënies seksuale ose të shikojnë njëri-tjetrin gjatë masturbimit.

Është një "fantazi erotike e aplikuar" që nuk e dëmton jetën seksuale, por në fakt, duket sikur shtensionon “ngërçin” e krijuar. Në fund të fundit, nuk ka asgjë më pak sesa një raport i plotë intim.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon