Rikthehet Zana Krasniqi, nga modelingu në një ‘pasarelë’ më të guximshme

Nga Class 4 October 2021

Rikthehet Zana Krasniqi, nga modelingu në një

Modelja e njohur Zana Krasniqi është e njohur nga të gjithë si një prej ikonave të bukurisë shqiptare jo vetëm brenda kufijvë tanë, por edhe jashtë tyre. Që kur ishte mjaft e re, Zana fitoi kurorën e bukurisë 'Miss Kosova 2008' dhe pas saj, edhe 'Miss Universe 2008'.

Pasi nisi një karrierë në fushën e modelingut në Amerikë, ku edhe punoi për një kohë të gjatë me fotografin e njohur Fadil Berisha, Zana u rikthye në vendlindje për t’iu përkushtuar jetës familjare e duke lënë pas krahëve modelen e jetën e pasarelave.

Sot, nënë e 4 fëmijëve, po aq e bukur sa edhe në moshën e saj të re, Zana guxon të jetë pjesë e një “pasarele” tjetër – shumë më e guximshme se modelingu.

E ftuar pasditen e sotme në “Rudina” në Tv Klan, Zana ndau për herë të parë me publikun disa detaje nga jeta private, sfidat e një nëne me 4 fëmijë, por edhe ambiciet e një politikaneje të ardhshme.

Rikthehet Zana Krasniqi, nga modelingu në një

Zana ka vendosur të nisë një rrugëtim të ri në politikë, meqenëse po kandidon për të qenë anëtare në Komunën e Prishtinës, në listën e Lëvizjes Vetëvendosje. Zana rrëfeu se nuk ka qenë shumë e angazhuar për shkak të angazhimit dhe përkushtimit të fëmijëve, por për të është shumë e rëndësishme që ajo të mbrojë gratë dhe t’i mbështesë për çdo gjë përmes kësaj nisme që ka ndërmarrë.

Të qenë pjesë e një fushate elektorale, për Zanën është diçka e re, ndaj edhe nuk ka qenë shumë active, për shkak të familjes.

“Është pak e vështirë kjo pjesa e mitingjeve, sepse është diçka e re, nuk jam mësuar. Disa miq më thonë mos u bëj modeste, lype votën dhe unë i them që nuk di të lyp votën. Mirë po shkon për mua, por nuk jam duke bërë shumë fushatë, sepse normal nuk i kam shumë mundësitë, se fëmijët nuk i lë anash për asnjë gjë. Jam e angazhuar, por jo aq shumë sa duhet të isha.

Rikthehet Zana Krasniqi, nga modelingu në një

Mesazhi im është  që… Mundohem të cek gjithmonë gratë për gratë, sepse çështjet e mia lidhen gjithmonë me gratë. Po mundohem të takoj sa më shumë gra, të cilat po mundohem t’i mbështes, dhe të lyp mbështetjen e tyre, sepse mendoj që ne gratë fuqizohemi duke i ndihmuar njëra-tjetrës dhe duke e mbështetur njëra-tjetrën.” – tha ndër të tjera Zana Krasniqi.

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon