Mungesa e hekurit te fëmijët, çfarë duhet ndryshuar në ushqimet e tyre

Nga Class 9 October 2021

Mungesa e hekurit te fëmijët, çfarë duhet ndryshuar

Hekuri është një element shumë i rëndësishëm për fëmijët. Disa ushqime janë shumë të pasura me të, por edhe kombinimi me ushqimet e duhura është i rëndësishëm që ky element të përthithet sa duhet.

Për të parandaluar mungesën e hekurit te fëmijët, prindërit duhet të kenë parasysh sasinë, llojin e ushqimeve dhe me çfarë t'i shoqërojnë.

Sasia ditore e qumështit duhet kufizuar deri në 700 ml.

Dieta ushqimore duhet të jetë e pasur me ushqime që përmbajnë hekur më shumë sesa të tjerat, mish të kuq, mish pule, peshk, fasule, thjerrëza etj.

Këto ushqime duhen shoqëruar me ushqime të pasura me vitaminë C, e cila ndihmon në përthithjen e hekurit, si domate, brokoli, portokalle, luleshtrydhe, kivi etj.

Drithërat për fëmijë të pasuruara me hekur mund t'i jepen fëmijës deri në moshën 2 vjeç.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon